Protesta e banorëve të Bërxullës/ “S’mund të futeni me dhunë!”, punonjësi i sigurisë: Do negociojmë për të futur 2 prej jush në Hipotekë. Ja si reagojnë protestuesit

Berxulle Protesta

Teksa pak më parë kishte tensione në ambientet e jashtme të Hipotekës, ku banorët e Bërxullës tentuan të hynin në ambientet e godinës, duket se është gjetur një dakordësi.

Shefi i sigurisë së kësaj godine iu sugjeroi banorëve që të qetësohen dhe mos të hyjnë me dhunë në Hipotekë, ndërsa theksoi se do të gjejnë një mënyrë që të futen brenda dy persona, si përfaqësi e protestuesve.

Ndërkohë, banorët e Bërxullës kanë rënë dakord, ndërsa kanë konfirmuar se nuk do të përdorin dhunë, por se duan një përgjigje nga ky institucion sa i takon projektit për rrugën Thumanë-Kashar, për shkak se preken banesat dhe tokat e tyre.

Përfaqësuesi i shoqërisë private pohoi se kishte shkuar te titullarët e institucionit ku i kishte parashtruar kërkesën e banorëve, ndërsa shtoi se deri tani nuk ka një konfirmim për të pasur një takim.

Arena e Lajmit

Protesta e banorëve të Bërxullës/ “S’mund të futeni me dhunë!”, punonjësi i sigurisë: Do negociojmë për të futur 2 prej jush në Hipotekë. Ja si reagojnë protestuesit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook