PS kërkesë, 10 ditë përjashtim për 8 deputetë të PD nga Kuvendi, reagon Salianji: Llogaridhënie për super skandalin Rama-McGonigal!

Ervin Salianji

Deputeti Ervin Salianji, në një status në Facebook, ka reaguar me kritika lidhur kërkesën e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD nga seancat plenare për 10 ditë.

Salianji shprehet kërkesa është bërë nga deputetë që thuajse nuk flasin kurrë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk ka për t’i shpëtuar llogaridhënies për çështjen McGonigal.

Statusi:

Memecëria parlamentare do marrë fund!

7 deputetë të PS që thuajse nuk flasin kurrë qenkan shqetësuar se pse ne si deputetë të opozitës kërkuam në seancë të mbrojmë interesin publik duke kërkuar fjalën! Llogaridhënie para qytetarëve për super skandalin Rama- Mcgonigal!

Edi Rama nuk i ble dhe as kërcënon dot institucionet e SHBA dhe as i mbyll dot gojën mediave botërore me kërcënime, joshje apo shantzhe kërkon të eleminojë opozitën!

Pupacët që ka zgjedhur të bëjë kërkesën janë pjesë e memecërisë politike që duan ta kthejnë në normë parlamentare!

Përdor gjithçka për kërcënimin dhe eleminimin e opozitës, nga përoduki i çdo aseti për implikikin e Mcgonigal, pagesat korruptive, pêrdorimi i krimit, nuk rastësore që në krye të kërkesës për përjashtimin e deputetëve të opozitës qëndron një deputet që del në publikimet e gazetës Bild si i lidhur me bandat më famëkëqija të krimit në Shijak dhe Durrës!

Arena e Lajmit

PS kërkesë, 10 ditë përjashtim për 8 deputetë të PD nga Kuvendi, reagon Salianji: Llogaridhënie për super skandalin Rama-McGonigal!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook