FSHF ka nisur kursin për Drejtor Sportiv nën udhëheqjen e specialistëve të Departamentit të Edukimit dhe pritet të zgjasë rreth një muaj. Pjesëmarrësit do të marrin njohuri në të gjitha fushat që duhet të mbulojë ky rol një klub futbolli.
Njëri prej tyre ishte dhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili e vlerëson këtë mundësi si diçka të mirë për të ardhmen.
“Është një ndjesi shumë e mirë që më mundësohet mua si ish-futbollist i Kombëtares të bëj hapin e radhës në botën e futbollit, të më jepet mundësia të krijoj një bazë elementare në mënyrë administrative në të ardhmen. Është një diplomë shumë e vlefshme, pasi është shumë e rëndësishme të kuptosh se çfarë ndodh jashtë fushës së blertë, në pjesën organizative të një ndeshjeje. Nuk është diploma e parë që marr, kam përfunduar edhe kursin për licencën e trajnerit UEFA B dhe kam punuar me lektorët e shkëlqyer të FSHF-së, që janë shumë të përgatitur, qoftë për kursin e UEFA B apo edhe tani me kursin e Drejtorit Sportiv. Është një qasje shumë pozitive, tani organizimi i kurseve në godinën e re të FSHF-së me këtë infrastrukturë është diçka tejet pozitive dhe besoj se tani është detyra jonë të marrim sa më shumë njohuri të vlefshme. E dimë të gjithë që diploma është një kusht për t’u futur në botën e futbollit si menaxher pasi ke qenë edhe futbollist”, thotë Mërgim Mavraj për fshf.org.
Arena e Lajmit