Të rinjtë në fokusin e Partizanit, ndaj Erzenit debutoi edhe… Arapi

Mungesat e shumta e kishin detyruar trajnerin e Partizanit, Xhovani Kolela, që të grumbullonte shumë të rinj në ndeshjen e humbur ndaj Erzenit.

WhatsApp-Image-2022-09-11-at-6.08.12-PM-1

Në protokollin e të kuqve pamë për herë të parë emrat e Leart Zekollit dhe Galip Arapit. Ky i fundit qëlloi në shenjë që me grumbullimin e parë, sepse arriti të debutonte. Mesfushori zëvendësoi në minutën e 79-të Muratajn.

Ndërkohë, përveç tij në lojë u aktivizuan edhe sulmuesit Xhafer Hodo e Klevis Dragaj, si dhe Paulo Buxhelaj, i cili në ndeshjet e shkuara ka luajtur si titullar. Për disa minuta Partizani kishte plot 4 lojtarë të ekipit U-21 në fushë, çka është një dëshmi e qartë se “demat” kanë nisur të besojnë te të rinjtë.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Të rinjtë në fokusin e Partizanit, ndaj Erzenit debutoi edhe… Arapi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook