Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna e Joyt flet për “News24” dhe i bën thirrje institucioneve të hetojnë: Nëse bëhet një arrestim, e vërteta…

Mamaja E Xhoit Nga Kenia

Vrasja e 21-vjeçares keniane Joyt mbetet ende e pazgjidhur, teksa kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e saj në Kenia për shkak të dhunimit barbar në Tiranë, në banesën ku jetonte me qira.

Nëna e 22-vjeçares, Ruth Abongo ka dhënë një intervistë për “News24”, duke i bërë apel qeverisë si edhe institucioneve që të zbardhin të vërtetën.

Nëna e 22-vjeçares keniane, Ruth Abongo flet për “News24”: E di që po punojnë për këtë çështje, Autoritetet shqiptare mund ta gjejnë se kush e ka bërë këtë krim dhe e di që po punojnë për këtë. Shpresoj që ata të sjellin drejtësi për Joy dhe të zbulojnë se kush ia bëri këtë. Sepse vetëm atëherë Joy do të gjejë paqe dhe unë do të kem paqe në zemrën time. I bëj apel qeverisë shqiptarë’ ju lutem vrasësit e Joyt janë në atë vend, nëse një arrestim bëhet, e vërteta e asaj që ndodhi atë natë do të dalë. I lutem autoriteteve që të vazhdojnë me kërkimet sepse e vërteta do të dalë. Unë nuk kam pushuar së qari, çdo ditë qaj”, ka thënë ajo.

Arena e Lajmit

Vdekja e 21-vjeçares keniane, nëna e Joyt flet për “News24” dhe i bën thirrje institucioneve të hetojnë: Nëse bëhet një arrestim, e vërteta…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook