Vrasja e 21-vjeçares keniane mbetet ende e pazgjidhur, teksa kanë kaluar 2 muaj nga vdekja e saj në Kenia për shkak të dhunimit barbar në Tiranë, në banesën ku jetonte me qira.
Në rubrikën “Opinion” në News24 eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa tha se është një ngjarje e rëndë dhe se hetimi lidhur me këtë çështje duhet të ishte më i shpejtë, madje shtoi se tashmë pas kaq shumë muajsh duhet të kishte edhe arrestime.
“Laptopi i Xhoit duhet patjetër të këqyret. Hetimi duhet të ishte më i shpejtë. Në gjithë këtë periudhë që në momentin që ka dhënë dëshminë e parë, Emili duhet të kishte të dhëna të mjaftueshme për të pasur të paktën një procedurë ndaj saj. Më bën të dyshoj se fakti që një person që ishte deri në atë gjendje, përse duhet të shkonte deri në Kenia? Pra është një punonjës që ka paguar taksa”, tha eksperti i Sigurisë.
Pyetje: Si e shpjegoni faktin që laptopi është ende në duart e nënës?
Softa: Kemi pasur shumë ngjarje që ndoshta nuk kanë pasur të njëjtën rëndësi dhe grupi hetues ka udhëtuar për të gjetur kontakte. Por në këtë rast për 8 muaj nuk kanë arritur të gjejnë? Si është e mundur? Mund ta quaj neglizhencë, që të jetë një provë, të ishte edhe në territorin shqiptar dhe të mos kishte mundësi të sekuestrohej, nuk ka shpjegim! Sidomos kur laptopi ka qenë edhe në Shqipëri.
Nga ana e tij gazetari Igli Çelmeta tha se ngjarja është neglizhuar me qëllim, që tek hetimet paraprake ka pasur tentativë për ta fshehur.
“ Ngjarja mendoj se është neglizhuar me qëllim. Kemi të bëjmë me një ngjarja që ka të bëjë nga vrasës amatorë dhe që kanë lënë gjurmë. Neglizhencë ka pasur që në hetimet paraprake. Përmasa më të mëdha ka marrë kur u bë mediatike. Një dyshim që kam është fakti tek ekspertiza mjeko-ligjore nga një mjek i vetëm, por grupi hetimor e ka kthyer dhe ka kërkuar të bëhet nga tre mjek të ndryshëm. Pra që në 2 shtator, të bën të dyshosh që ka pasur tentativa për ta fshehur ngjarjen. Hetimet vijojnë, po vijon akt ekspertimi i telefonave. E rëndësishme është edhe dëshmia e Stefanis, një shoqe e ngushtë të Joyt që ndodhet në Kenia, katër ditë më parë se të ndodhte ngjarja, i ka dërguar një video dhe i ka thënë se po kërcënohej nga personi që dukej në video. Grupi hetimor duhet të tentojë të marrë një dëshmi të vajzës. Nga komunikimi që kam pasur me nënën e Joyt, një nga mjekët i ka thënë vëllait të Joyt se ka dyshime të forta se Joy është dhunuar dhe abuzuar më shumë se një person”, tha ndër të tjera gazetari Çelmeta.
Arena e Lajmit