Interi ka arritur të marrë tre pikët përballë Viktoria Plzen, duke bërë kështu detyrën në Çeki përballë atij që shihet kundërshtari më i lehtë i grupit.
Skuadra e Inzagit arritit të gjente golin e parë që në minutën e 20’ me Xhekon dhe në pjesën e dytë, gjërat u bënë më të lehta kur Buça u ndëshkua me karton të kuq duke lënë vendasit me 10 lojtarë, me zikaltërit që më pas gjetën dhe golin e dytë me anë të Dumfris në 71’.
Në minutën e 84’ u aktivizua dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili hyri në fushë për të zëvendësuar Brozoviçin.
Në sfidën tjetër e cila u luajt në 18:45, Totenhemi i Antonio Kontes u surprizua në minutat e fundit nga Sportingu i Lisbonës, që me Paulinjon dhe Artur Gomesh gjeti dy gola për të marrë tre pikët dhe për të udhëhequr i vetëm grupin D.
REZULTATET:
SPORTING LISBONË 2–0 TOTENHEM
Paulinjo 90′, Artur Gomesh 90+3′
-GOLI I ARTUR GOMESH
-GOLI I PAULINJOS
VIKTORIA PLZEN 0–1 INTER
Xheko 20′, Dumfris 71′
-GOLI I DUMFRIS
-GOLI I XHEKOS
FORMACIONET ZYRTARE:
VIKTORIA PLZEN – INTER
SPORTING LISBONË – TOTENHEM
Arena e Lajmit