VIDEO/ Nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës në Champions, Broja stërvitet me trajnerin e ri

Çelsi ka nisur përgatitjet për sfidën përballë Salcburgut në Ligën e Kampionëve, të cilën do ta luajë në “Stamford Bridge”.

poter

Kjo do të jetë ndeshja e parë debutuese e trajnerit të ri të “Bluve”, Graham Poter, i cili është shprehur sde është gati për këtë aventurë të re.

Gjatë stërvitjes me trajnerin anglez, prezent ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili shihet në planet e Poter për të ardhmen.

broja zakaria

Në mediat britanike është theksuar gjithnjë se 47-vjeçari i ka dhënë besim të rinjve dhe kjo është në avantazh të sulmuesit shqiptar, i cili tashmë ka shanset për të provuar veten te Çelsi.

Në një video të postuar nga klubi anglez në faqen e vet zyrtare, Broja së bashku me lojtarët e tjerë shfaqen gjatë seancës stërvitore për sfidën e Champions-it.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës në Champions, Broja stërvitet me trajnerin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook