“E dija se do shënoja me Partizanin”, heroi Nonato rrëfen emocionet: Idhull kam “Fenomenin”, por tani më pëlqen Levandovski

Sulmuesi brazilian, Patrik Karvalho Nonato, i ardhur në minutat e fundit të merkatos, vetëm javën e dytë të kampionatit tek ekipi i Erzenit ka realizuar një gol fantastik në ndeshjen kundër Partizanit, që siguroi edhe triumfin historik.

Nonato

Heroi i Elbasanit ka dhënë një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ku ka rrëfyer emocionet e suksesit dhe gjithçka që po përjeton në Shijak.

Nonato, e prisnit të debutonit me gol në ndeshjen e parë si titullar?

Që kur kam ardhur në Shqipëri, kam punuar shumë dhe në këtë ndeshje para fillimit kam qenë shumë i sigurt se do të shënoj, madje e kam komentuar me shokët e skuadrës se do të shënoj gol ndaj Partizanit dhe fatmirësisht goli im pati vlerën e tri pikëve.

Erzeni

Sa i lumtur jeni me golin tuaj të parë për Erzenin?

A ju ka mbetur peng që vetëm para 1 jave ju anulua një gol i rregullt? Jam shumë i lumtur për golin e parë me fanellën e Erzenit dhe akoma më i motivuar për ndeshjet e radhës. Duhet të isha në kuotën e dy golave, pasi goli im i ndeshjes së kaluar ishte i rregullt dhe mendoj se treshja e gjyqtarëve në ndeshjen e kaluar gabuan.

Nuk më ka mbetur peng, pasi unë shikoj vetëm çfarë ndodh më pas, jo çfarë ka kaluar, por thjesht më vjen keq, pasi me ato 2 pikë, që na u hoqën gabimisht, do të ishim më lart në renditje. Megjithatë, mendoj vetëm të realizoj gola të tjerë për të ndihmuar ekipin.

Kishit dëgjuar më parë për futbollin shqiptar? Cilat janë ndryshimet në krahasim me ligat braziliane?

Të them të drejtën nuk kam pasur shumë informacion më parë në lidhje me kampionatin shqiptar të futbollit. Agjenti im në Brazil nga kontaktet me agjentin në Shqipëri, Ledion Katundi, më ofruan këtë mundësi për të luajtur me ekipin e Erzenit dhe më pëlqeu sfida për të luajtur në një ligë europiane jashtë Brazilit. Për sa u përket diferencave të kampionateve, në Brazil besoj futbolli është më i pozicional dhe teknik, ndërsa në Shqipëri i gjej ndeshjet me intensitet më të lartë dhe me shumë presing.

A e keni një idhull në futboll, nga i cili inspiroheni?

Idhulli im është Ronaldo “Fenomeni”. Më pëlqen të shikoj gjithmonë videot e tij. Ndërsa nga futbollistët aktivë do të veçoja Levandovskin.

Jeni ambientuar dhe çfarë ju pëlqen më shumë në Shqipëri?

Nga dita në ditë ndiej se po përshtatem akoma më shumë. Kam pak kohë këtu në Shqipëri që kur kam ardhur dhe nuk kam pasur akoma mundësi të vizitoj vende, por i gjej njerëzit shumë miqësorë që e pëlqejnë futbollin brazilian dhe mundohen të më përshëndesin dhe inkurajojnë. Edhe shokët e ekipit më kanë pritur mjaft mirë dhe mundohen të më mësojnë pak shqip. Flasim nga pak dhe anglisht. Këto komunikime i forcojnë lidhjet tona miqësore.

Si ndiheni fizikisht?

Kjo ishte ndeshja ime e dytë. Po stërvitem fort me përgatitësin atletik që të jem 100% fizikisht gati. Në vazhdimin e javëve do ta kap më mirë formën time fizike dhe do të jem më i përshtatur me stilin e lojës së ekipit dhe skemat e trajnerëve, si dhe me futbollin shqiptar.

A keni besim se do të shënoni më shumë për ekipin e Erzenit për të ndihmuar në arritjen e objektivave?

Dua të shënoj dhe të asistoj në çdo ndeshje, ku gjëja kryesore është arritja e objektivave të klubit.

Keni një mesazh për tifozët?

Dua t’u dërgoj një përqafim të gjithë tifozëve tanë të Erzenit dhe i ftoj të vijnë në të gjitha ndeshjet për të kënduar dhe brohoritur të gjithë së bashku, lojtarë dhe tifozë, pasi vetëm së bashku mund të arrijmë sukses.

ROLAND FAJA – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“E dija se do shënoja me Partizanin”, heroi Nonato rrëfen emocionet: Idhull kam “Fenomenin”, por tani më pëlqen Levandovski

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook