Divorci i Hiba Abouk me Achraf Hakimi bëri bujë në media pasi një 24-vjeçare akuzoi mbrojtësin e Paris Saint-Germain, për abuzim seksual.
Ajo pretendoi se Hakimi e përdhunoi, ndërsa aktorja e njohur ishte larg me fëmijët e tyre.
Ndërkohë 36-vjeçarja nuk do të marrë asnjë pjesë nga pasuria e ish-bashkëshortit të saj.
Revista franceze First Mag raportoi se Hiba Abouk i kërkoi gjysmën e pasurisë Hakimi, por u habit kur mësoi se ai nuk kishte asgjë në emër të tij.
Përfituese e pagës dhe pasurisë së Hakimi nuk është askush tjetër veçse nëna e tij, e cila prej disa vitesh merr paratë në llogarinë e saj bankare.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”