Aktori Florjan Binaj duket se është përfshirë në situatat që shkaktohen shpesh herë në shtëpinë e “Big BrotherVIP”.
Ai ka reaguar së fundmi në InstaStory në lidhje me debatin e ashpër mes Deas dhe Efit ku aktori ku ka ironizuar hapur këtë të fundit.
“Ore, Efi mos e ka gjatë emrin MLLEFI?” shkruan ai në instastory.
Kujtojmë se në rrjet qarkulloi një video ku Efi dëgjohet të kërcënojë Dean duke i folur gjithashtu me një gjuhë mjaft të ashpër.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se ishte e irrituar nga moralet e personave që sillen sikur janë të urtë, duke lënë të nënkuptojë se e ka për Dean.
Pjesë nga biseda:
Efi: O Dea, o yll, unë do dal nga këtu brenda, por po nuk ta sula (Luizin) e po nuk e derdhe kokrrën e lotit kaq. Kur më bën kështu si gocë intelektuale vdes fare.
Dea: Ça do më sulesh moj?
Efi: Boll po durojmë këto moralet e këtyre që rrinë kështu. Dea bukuroshe
Efi: Kam qejf, do të kujtoj unë kur të dua
Ky reagim i tij ka ardhur pas një debati që Efi pas rikthimit ne BBV ka zhvilluar me Dean, ku gjuha e konkurrentes ka qenë mjaft e ashpër dhe me shprehi kërcënuese.
Efi është shprehur se ishte acaruar nga moralet e personave që sillen si të urtë dhe kjo bëri që të nënkuptoj se bëhet fjalë për Dea Mishel.
Ky ka qenë vetëm një nga episodet e përplasjeve të Efit pas rikthimit në Big Brother Vip, ku është kritikuar disa herë nga ndjekësit në rrjetet sociale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”