Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ku po diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare.
Teksa deputetja e PD-së, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.
DEBATI
Bushka: Mbylleni lidhjen në Fb
Vokshi: Nuk jemi në diktaturë. E duam live komisionin. Nuk jemi në diktaturë. Duam që media të ishte e pranishme. Nuk jemi në diktaturë ne këtu!
Bushka: Nuk është normale kjo
Vokshi: Po si nuk është normale, të bësh mbledhje të mbyllur kështu.
Bushka: Po bëj detyrën
Ballbati: Si e bën detyrën pra? Na pushkatoni pra. Nuk çuditemi. Mos ndërprisni fjalën
Bushka: Po me kë po flet? Me një gjyqtare?
Nallbati: Po ashtu po flet. Ne nuk jemi në shkollë e të na mësoni ju se si të flasim.
Saimir Korreshi: Ose ne nuk na punon ora, ose juve ju ka ngelur ora. Se nuk keni respektuar procedurat. Ne nuk jemi palaço. Këtu ti na kërkon dhe rregull dhe thua; këta po lozin.
Vokshi: Unë nuk do kisha guximin tuaj që të vija në një gjyq politik. Ju po tentoni që t’i mbyllni gojën opozitës. Ju po kërkoni që të na ktheni në monizëm. Deputetet janë përfaqësues të popullit. Nuk përfaqësojmë vetëm ato qytetarë që kanë votuar PD, por qytetarët shqiptarë, dhe ata që keni lënë ju në baltë. Ditën e parë të parlamentit, unë kam bërë betimin. Jeni në shkelje totale të rregullores. Nuk duhet të ishit mbledhur sot, pasi është nul. Ju urdhëron Edi Rama dhe vini këtu me urdhër të tij që t’i mbyllni gojën opozitës. Jeni organ partie dhe jo Kuvendi.
Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Arena e Lajmit