“Nuk e di nëse do të skualifikohem për shkak të atyre që ndodhën në fund të JuventusSalernitana. Si trajner dhe për rolin që mbuloj, mendoj se është më mirë që të marr një gjobë. Do të isha më i lumtur të paguaja sanksione monetare, madje edhe shumë të kripura, të cilat më pas mund të përdoreshin për bamirësi”.
Më këto fjalë shprehej Masimiliano Alegri në konferencën për shtyp në lidhje me vendimin që gjykatësi sportiv duhet të merret ndaj tij për protesta dhe fyerje ndaj arbitrit në Juventus-Salernitana. Disa minuta pas deklaratave të tij, trajneri bardhezi ka mësuar se dënimi ndaj tij do të ishte prej 15 mijë eurosh dhe një ndeshje skualifkim.
Ndërkohë që Milik do të humbë një ndeshje, dënimi për Huan Kuadradon shkoi më shumë se aq. Për kolumbianin, përveç mungesës së detyruar kundër Monzës, edhe 5 mijë euro gjobë. Akuza për të është ajo e provokimit të rivalëve.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”