Ksavi qan rastet e humbura: Me lojën që bëmë meritonim fitoren ndaj Bajernit

Barcelona u mposht nga Bajerni me rezultatin 2-0, në sfidën e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve. Në lidhje me këtë disfatë ka folur trajneri i katalanasve, Ksavi, që në prononcimin pas ndeshjes ndër të tjera u shpreh:

KSAVI

“Kishim gjashtë apo shtatë raste të mira për gol, por i kemi humbur. Bajerni shfrytëzoi rastet që kishte. Kemi garuar, kemi luajtur shumë mirë dhe nëse do të realizonim do të ishte ndeshje krejt tjetër. Kjo është Liga e Kampionëve. Duhet të garosh dhe të mundohesh të shmangësh gabimet në markim pas kornerit, që i mundësoi Bajernit epërsinë 1-0.

Humbja është hap prapa, por ne jemi ende në grup. Kemi ardhur me dëshirë dhe me synim për të luajtur. Duhet të mësojmë prej gabimeve. Në përgjithësi kemi bërë lojë të mirë. Lojë mjaftueshëm të mirë për të fituar, jo për të barazuar”, ka shtuar trajneri i Barçës.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ksavi qan rastet e humbura: Me lojën që bëmë meritonim fitoren ndaj Bajernit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook