Kupa e Shqipërisë ngre siparin, nesër në fushë do të zbresin… (TABELA E PLOTË)

Kupa e Shqipërisë për edicionin e 71-të do të ngrejë siparin nesër me turin paraeliminator, ku fillimisht do të luajnë katër skuadra që janë pjesë e Kategorisë së Dytë.

kupa e shqiperise

Skema e Kupës mbetet e njëjtë si e sezonit të kaluar, ku çiftet janë të paracaktuara nga FSHF-ja deri në turin çerekfinal, ndërsa më pas, në gjysmëfinale hidhet short i lirë për përcaktimin e dy dueleve.

Edhe pse ende institucioni i futbollit shqiptar nuk ka publikuar çiftet për turin e parë, “Panorama Sport” ka arritur të zbardhë të plotë skemën.

Kjo skemë është bazuar te renditja e skuadrave në kampionatin e fundit, qoftë në Kategorinë Superiore, ashtu edhe në Kategorinë e Parë.

Kësisoj, nesër në orën 15:00, në stadiumet e Koplikut dhe Bilishtit, do të zhvillohen dy ndeshje me sistem eliminimi direkt:

Veleçiku-Murlani dhe Devolli-Sopoti.

Fituesit e këtyre takimeve do të përballen më pas në turin e parë me Tiranën dhe Laçin.

Vllaznia, e cila është fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, në turin e parë, që nis më 28 shtator, do të luajë me sistemin vajtje-ardhje ndaj Flamurtarit.

Nga ana tjetër, Partizani përballet me Orikun, ndërsa Kukësi kundër Labërisë.

Nuk përjashtohet mundësia që në turin çerekfinal të kemi edhe një derbi mes Tiranës dhe Dinamos, edhe pse kjo mbetet për t’u parë. FSHF-ja ka parashikuar që finalja e këtij edicioni të zhvillohet më 28 maj 2023.

KUP (1)

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Kupa e Shqipërisë ngre siparin, zbulohen çiftet e paracaktuara nga FSHF për turin e parë (TABELA E PLOTË)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Kupa e Shqipërisë ngre siparin, nesër në fushë do të zbresin… (TABELA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook