Kylie Jenner në një romancë me Timothee Chalamet? Ylli kapet ‘mat’ nga paparacët duke hyrë në rezidencën e aktorit (Foto)

Kylie Jenner po përflitet prej disa javësh se ka nisur një romancë me aktorin Timothee Chalamet.

Dhe pse ende nuk ka pasur një konfirmim të saktë nga ana dyshes, së fundmi paparazzit kanë kapur një detaj interesant që shton akoma më shumë dyshimet.

Range Roveri i zi i Kylie Jenner u pa teksa mbërriti në rezidencën e Timothee Chalamet në Beverly Hills të enjten (13 prill), duke nxitur më tej thashethemet për romancën mes të dyve.

Megjithatë, është e paqartë nëse milionerja ishte brenda automjetit pasi ajo nuk u fotografua në asnjë moment.

Asnjëra palë deri më tani nuk janë përgjigjur publikisht ndaj spekulimeve të përhapura së fundmi.

Lajmi se dyshja kanë nisur një romancë, u zbulua më Instagram në faqen ‘Deuxmoi’.

Personi që menaxhon faqen supozoi se burime të shumta i konfirmuan atyre se ylli po takohej me të nominuarin për “Oscar”.

“Unë e dija për ta që nga janari në Javën e Modës në Paris”, tha një burim.

Deuxmoi postoi gjithashtu një video të Jenner dhe Chalamet duke biseduar në Javën e Modës në Paris.

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Kylie Jenner në një romancë me Timothee Chalamet? Ylli kapet ‘mat’ nga paparacët duke hyrë në rezidencën e aktorit (Foto)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook