Edhe pak ditë kanë mbetur nga ardhja në jetë e fëmijës së parë të këngëtares së njohur Fifi.
Së fundmi artistja i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla të birit. Në fotot e publikuara në Instagram ku duket me barkun e rrumbullakosur në spital, ajo ka zgjedhur këto fjalë për vogëlushin që pritet të vijë shpejt në jetë:
“Po i numëroj ditët, orën, minutat e sekondat deri sa tët kem në krahët e mi biri jem. Të dua akoma pa ta pa fytyrën e pa ta ni erën”-shkruan ajo.
Fifi do të bëhet nënë për herë të parë ndërsa Adis Patushi ka edhe një djalë me ish bashkëshorten, modelen Adrola Dushi. Ish-çifti janë prindër të një djali, të quajtur Troi i cili jeton në Amerikë.
Lajmin se do të bëhej nënë, Fifi e ka dhënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH, ku tregoi se po përjetonte emocione të dyfishta.
“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, deklaroi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.
View this post on Instagram
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”