Sezoni i ri i Kategorisë së Dytë duhet të nisë më 1 tetor 2022 dhe të përfundojë më 29 prill 2023, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të këtij kompeticioni.
Shkak për këtë është kaosi që mbizotëron në FSHF për strukturën dhe pjesëmarrjen e skuadrave që do të përfshihen në këtë kampionat.
Jo vetëm që nuk është hedhur shorti për kampionatin e kësaj kategorie, por as nuk janë ndarë grupet, se cili ekip do të jetë në Grupin e Veriut dhe cili në të Jugut.
Apo do të kemi vetëm një grup gjithëpërfshirës.
Pra, paqartësia e skemës sjell më pas të gjitha pikëpyetjet në vijim.
Mesa duket, vonesat kanë të bëjnë edhe me procedurat që kanë ndjekur klubet e përjashtuara nga kampionati i shkuar nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës për trukim rezultatesh.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë plani dhe skema që do të ndjekë FSHF-ja për mbarëvajtjen e kampionatit të Kategorisë së Dytë.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”