Reportazh i “Panorama Sport”/ Tirana bën stërvitje me qen, Berishës i bëhet makth porta

Tirana është rikthyer në stërvitje, duke lënë pas barazimin pa gola ndaj Kastriotit në Kamzë, teksa dje ka zhvilluar seancën e parë për ndeshjen e kësaj jave, që do ta gjejë ditën e premte në orën 16:00 përballë Teutës në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë u shfaqën me një atmosferë teje pozitive në stërvitje, duke harruar disi ndeshjen e së shtunës, ku me pak fat mund të dilnin me pikë të plota nga fusha.

tirana stervitje

Vëmendja tani është te përballja me Teutën, që si objektiv është rikthimi te fitorja, duke qenë se vjen edhe pauza e Kombëtares, ekipi i Shehit kërkon ta mbyllë me një trepikësh, çka do të ngrinte edhe më tepër moralin e skuadrës, duke parë që më 1 tetor, pas pushimit, i pret derbi me Partizanin.

SITUATA- Seanca e djeshme stërvitore nuk pati shumë ngarkesë dhe vëmendja u fokusua me konkretizimin e rasteve përpara portës. Me ushtrime që kishin si synim daljen e mbrojtësve anësorë drejt fundores, për të shërbyer më pas për sulmuesit. Një prej lojtarëve të afruar së fundmi, si Elvi Berisha, mesa duket i duhet më shumë kohë për t’u përshtatur në ambientin dhe pozicionin e ri që tekniku Shehi po e provon. Shënjestra e tij përpara portës dje në stërvitje nuk ishte ajo e duhura, sepse Berisha po aktivizohet në qendër, ndërkohë që roli i tij natyral është krahu.

VIZITORI I VEÇANTË

Tirana kishte dje një vizitor të veçantë gjatë stërvitjes së pasdites në kompleksin “Skënder Halili”. Filip Najdovski, i lënë pushim nga stafi bardheblu për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshë, është shfaqur në stërvitje “i shoqëruar”. Mbrojtësi i Tiranës kishte me vete një qen, i cili ka ngjallur jo pak kuriozitet mes shokëve të skuadrës në përfundim të seancës stërvitore edhe për faktin se dukej se i pëlqente shumë topi.

STERVITJE ME QEN

Najdovski nuk ka ngurruar që të afrohet me të në terrenin e stërvitjes dhe siç shihet në këto pamje, ka vënë në provë aftësitë e Kallakut dhe Xhixhës përballë insistimit të qenit për të kapur topin, me dy lojtarët që e driblonin mes të qeshurave.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Reportazh i “Panorama Sport”/ Tirana bën stërvitje me qen, Berishës i bëhet makth porta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook