“SPAK, pjesë e një mekanizmi propagande”, gazetari për ndalimin e Stela Gugalljas: Tre aktorët kryesorë të “Inceneratorëve” u lanë të ikin. Po humbasim “drejtësinë e re”

Kikia

Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me Inceneratorët dhe lajmin e kapjes së Stela Gugalljas në Austri.

Gazetari Mentor Kikia, ka deklaruar se nuk pret të ketë ndryshime pas faktit që tre personat e lidhur mbi këtë aferë, Klodian Zoto, Endrit Mertiri dhe Stela Gugallja, u larguan nga vendi vetëm pak ditë para lëshimit të urdhër arrestit.

Kikia u shpreh se është trishtues fakti që po humbasim drejtësinë ndërsa ende nuk kemi inauguruar sistemin e ri të drejtësisë, ndërsa shtoi se

“Ishin këtu dhe janë larguar nga Shqipëria pak ditë para urdhër arrestit.
Tre aktorët kryesorë që kanë çelësin e të gjithë mashtrimit u lanë të ikin dhe pa dyshim ata nuk do të vijnë. Historia e Stelës është hedhur për konsum sot meqë duhet. Nuk ndjej keqardhje për mos çuarjen para skandalit të inceneratorëve, por për prokurorinë speciale nëse është futur në këtë valle, sepse kemi humbur pa inauguruar ende sistemin e ri të drejtësisë. Më vjen keq që po humbim drejtësinë dhe SPAK vërteton se është pjesë e një mekanizmi propagande për të shpërndarë vëmendjen. Nëse do ishin të impenjuar, Mertirin, Stelën dhe Zoton i kishte këtu”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

“SPAK, pjesë e një mekanizmi propagande”, gazetari për ndalimin e Stela Gugalljas: Tre aktorët kryesorë të “Inceneratorëve” u lanë të ikin. Po humbasim “drejtësinë e re”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook