“Tërhiqu ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”/ Kërcënuan me jetë biznesmenin për një tender, arrest me burg tre të akuzuarve

Elbasan

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan është zhvilluar seanca e vlerësimit të masës së arrestit për personat e arrestuar për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj dhe familjarëve të tij.

Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç kanë dalë sot para gjykatës. Prokurori Kreshnik Ajazi e cilësoi të ligjshme masën e arrestit të tyre dhe i kërkoi trupit gjykues të caktohet për ta masa “Arrest me burg”, masë që u la në fuqi nga Gjyqtari Elis Dine.

Këta shtetas u arrestuan gjatë kësaj jave pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove. Sipas prokurorit, Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald Myftaraj që të tërhiqej nga një tender publik që e kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.

Personat, të cilët janë paguar nga babë e bir, Algert dhe Shaqir Alcani, janë persona me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli. Sipas hetimeve, të akuzuarit i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celularë.

“Tërhiqu ose do të vrasim ty dhe familjarët e tu”/ Kërcënuan me jetë biznesmenin për një tender, arrest me burg tre të akuzuarve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook