“Truri dhe edukimi”, specialistët më në zë shqiptarë, Lubonja e Toshkëzi vijnë në Tiranë nga SHBA

Vilaa

TIRANE

Për të tretin vit radhazi, emrat e njohur të fushës së shëndetit mendor, Dr. Fatjona R. Lubonja, studiuese dhe autore si edhe Dr.

Gentian Toshkëzi, mjek neurokirurg vijnë nga SHBA në Shqipëri për të sjellë përvojën e tyre. Konferenca e hapur mjekësore, me titull “Truri dhe edukimi”, me 14 prill, në orën 17:00, në hotel “Rogner” në Tiranë, do jetë për një publik të gjerë në komunikim për studimet më të fundit dhe shpresën për të lehtësuar sa më shumë diagnozat që mundojnë pacientët me probleme të shëndetit mendor, specifikisht edhe ato neurologjike.

Duke u ndalur tek specifika e kësaj konference, të ftuar në “Vila24’, moderuar nga Brunilda Lahe, Dr. Lubonja dhe Dr. Toshkëzi thanë se pjesa e parë lidhet me tematikat e anës psikologjike, truri, testet dhe metodat e fundit të ndërhyrjeve neurokirurgjikale, ndërsa pjesa e dytë trajton më në detaje çështje të ndërtimit qelizor të neuroneve, rëndësia e rehabilitimit pas dëmtimeve, si ndërtohet memoria, shkaqet e stresit dhe puna për lehtësimin e tij.

Lidhur me stresin, Dr. Lubonja tha se ai ka shkaqe të brendshme që grumbullohen dhe aktivizojnë sensorë të ndryshëm derisa shfaqet e bëhet i dukshëm.

Sa i përket ruajtjes së shëndeit mendor dhe ushtrimit të tij, mjeku Toshkëzi tha se ka shumë vlerë praktikimi i përditshëm, leximi, udhëtimi, dalja nga izolimi pasi shkakton plakje të parakohshme si edhe lojërat e ndryshme formuese. Dr. Lubonja më tej vuri theksin tek roli që luan ecja na natyrë e cila nxit prodhimin e një proteine që forcon korteksin duke mbrojtur shëndetin e trurit.

Dr. Fatjona Lubonja vjen me një esperiencë studimi për Edukim, Neuro-shkenca dhe Shkenca Aplikuese në universitetin “Columbia University” në New York. Dr. Lubonja është e specializuar në Universitetin e Harvardit si edhe mban çmimin editorial nga National Library në SHBA. Ndërsa Dr. Gentian Toshkëzi, mjek neurokirurg ushtron profesionin e tij në Filadelfia të SHBA. Pas medaljes së Artë për Mjekësi në Shqipëri, ai është diplomuar për Neurokirurgji në Universitetin Shtetëror në New York. Ai kryen ndërhyrje kirurgjikale në tru, shtyllën kurrizore dhe nerva. Dr. Toshkëzi mban titullin: “Doktori më i mirë amerikan, top neurokirurg 2020”.

[wpcc-iframe title=’Konferenca “Truri dhe edukimi”, mjeku Toshkëzi e studiuesja Lubonja: Rehabilitimi ka shumë rëndësi!’ width=”640″ height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/pfP3Ypn9SkE?feature=oembed” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” allowfullscreen]

“Truri dhe edukimi”, specialistët më në zë shqiptarë, Lubonja e Toshkëzi vijnë në Tiranë nga SHBA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook