“Faktohet lidhja e errët e Ramës me McGonigal”, reagon Meta: Koha për ndëshkim!

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një artikull të “Business Insider” për ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Meta thekson se “Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin.”.

Mes të tjerash Meta pohon se tashmë është koha për ndëshkim.

MESAZHI I METËS
Media prestigjioze amerikane “Business Insider” fakton sërish lidhjen e errët të Kryeministrit Edi Rama me McGonigal.
“Business Insider” vë në dukje se: “Në Shqipëri dhe gjetkë, McGonigal akuzohet se është përfshirë në shkëmbimin klasik të favoreve në këmbim të parave, duke u mbështetur në marrëdhëniet e tij me zyrtarët amerikanë dhe Kryeministrin shqiptar për të dhënë rezultatet që klientët e tij kërkonin.
Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti lobues ‘nën tavolinë’, thotë Qeveria, ndodhi kur ai ishte ende në FBI”.
KOHA PËR NDËSHKIM!

“Faktohet lidhja e errët e Ramës me McGonigal”, reagon Meta: Koha për ndëshkim!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook