Ishte në kërkim për kultivim kanabisi që prej vitit 2021, pranga 28-vjeçarit në Vlorë

Policia Vlore

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Gorisht të Vlorës.

“Bashkautor i një rasti kultivimi të bimëve narkotike, të kryer në vitin 2021, në një zonë të pyllëzuar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-H. C., 28 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 28-vjeçari i ndaluar, në bashkëpunim me shtetasin H. C. (të vënë në pranga me herët nga Policia), në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Ishte në kërkim për kultivim kanabisi që prej vitit 2021, pranga 28-vjeçarit në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook