Federata Angleze e Futbollit po shqyrton mundësinë për të hequr “Replay”-t e ndeshjeve të raundit të tretë dhe të katërt të Kupës FA (ndeshjet riluhen nëse përfundojnë barazim), për të krijuar hapësirën për rikuperimin e ndeshjeve të shtyra të Premier Ligës.
Java e shtatë u shty fundjavën e shkuar pas vdekjes së Mbretëreshës. Ndërsa edhe tri ndeshje të kësaj fundjave, përshirë Çelsi-Liverpul dhe Junajtid-Lids u shtynë gjithashtu, për shkak të mungesës së mjaftueshme të forcave policore, të cilat janë të angazhuara në ceremoninë e funeralit.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”