Krahu kuqezi vrasës rivalësh, ja cila është dyshja që udhëheq sulmin e Milanit

Një ditë ata anuan dhe që nga ajo kohë Milani i Piolit nuk ishte më kurrë i njëjti. Kur ekiip ka topin, Teo Hernandez dhe Rafa Leao janë dy lojtarët më me ndikim dhe nuk është rastësi që duket sikur në krahun e majtë ka një magnet që tërheq lojën dhe sferën.

LEAO

Të dhënat për shpërndarjen e sulmit shpjegojnë se edhe e djathta është e frekuentuar, por pesha specifike e dy korsive është shumë e ndryshme. Në të majtë Milani krijon, driblon, fiton dhe koncepti gjatë kësaj jave është më vendimtar se kurrë. Teo dhe Rafa kanë luajtur të gjitha ndeshjet së bashku dhe janë dy lojtarët e vetëm që kanë luajtur gjithmonë nga minuta e parë. Shtatë prezenca në po aq ndeshje, 6 në kampionat dhe një në Champions. Sidoqoftë, në horizont është Napoli …

TË PASHOQ

Pak të dhëna, për të kuptuar. Hernandez dhe Leao në këtë kampionat dhe atë të mëparshmin ishin përgjegjës për 32% të driblimeve të Milanit dhe 22% të rasteve të krijuara. Ndalimi i këtyre të dyve do të thoshte t’i heqësh Piolit pothuajse një të tretën e potencialit ofensiv. Shumë talent. Mjafton të shohim kuqezinjtë që kanë dribluar më shumë në 13 muajt e fundit. Leao 109 driblime, Teo 55, Salmakers 54, Diaz 47, Benaser 46, Mesias 37. Po mundësitë e krijuara? Teo 59, Leao 54, Tonali 54, Salmakers 40. Dy kolona praktikisht. Jo vetëm kaq, lojtarët e Kampionëve të Italisë janë në gjendje të luajnë gjithmonë si titullar në sezon. Kolegët e këtij lloji mund të numërohen në gishtat e të dy duarve: përveç Leaos dhe Hernandez janë Shkrinjar dhe Brozoviç (Inter), Bremer dhe Kuadrado (Juve),

teo hernandez

Di Lorenco dhe Anguisa (Napoli). Asnjëri syresh nuk është sulmues dhe pothuajse askush nuk del në fushë për atë që bën me topin. Po, numat 17 dhe 19 të “Djallit” përbëjnë përjashtim. Jo vetëm kaq, Rafa është në grupin (shumë) të vogël të futbollistëve europianë që figurojnë në top 15-shen e driblimeve dhe rasteve të krijuara në kampionatet e tyre. Me të Mesi, Mbape, Gabriel Zhesus, Vinicius. Morali i historisë? Hernandez dhe Leao janë çift i nivelit evropian (dhe jo rastësisht, së bashku, ata do të kishin një vlerësim jo shumë larg nga 200 milionë euro).

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Krahu kuqezi vrasës rivalësh, ja cila është dyshja që udhëheq sulmin e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook