Kreu i KLP-së pret në takim përfaqësues të BE, në fokus mbështetja për sistemin e prokurorisë shqiptare

Klsh

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla priti në një takim, përfaqësues të programeve të Bashkimit Evropian në fushën e Drejtësisë.

Delegacioni kryesohej nga Sekretarja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Trajnimeve Gjyqësore (EJTN), Ingrid Derveaux dhe kishte në përbërje drejtuesin e “Projektit Western Balkans II”,  Giovanni Pasqua dhe menaxheren e këtij Projekti, Vanja Tekic.

Në fokus të këtij takimi  ishte mbështetja e BE-së për trajnimet  vazhduese për prokurorët e Shqipërisë, përmes vendeve anëtare.

Kryetari i Këshillit, Balla e informoi zonjën Derveux, për aktivitetin trajnues e sfidat e institucionit dhe shprehu vlerësimin e falënderimet mbi mbështetjen e BE-së, për sistemin e prokurorisë shqiptare.

Takimi u mbyll me dakordësim për të vazhduar punën mbi përcaktimin e nevojave specifike për trajnime vazhduese për prokurorët shqiptarë.

Arena e Lajmit

Kreu i KLP-së pret në takim përfaqësues të BE, në fokus mbështetja për sistemin e prokurorisë shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook