“Kuvendi i Ramës një karikaturë pa opozitën”, Tritan Shehu: 13 deputetë të përjashtuar për 2 javë! Parlamentarizmi po vdes!

330142490 583266913330311 8393472525292918301 N

Deputeti, Tritan Shehu deklaroi se vendimi për të përjashtuar deputetët e opozitës tregon papërgjegjshmëri totale.

Shehu është shprehur se Parlamentit është vetëm një karikaturë pa opozitën.

Ndër të tjera deputeti i PD-së thekson se 11 shkurti ka një rëndësi të veçantë dhe se të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë kundër regjimit.

STATUSI:

« Parlameti » i Rames-nje karrikature pa opozite!

Tete deputete te opozites perjashtohen sot ne grup, duke cuar numrin e tyre ne 13 per dy jave!

Nje vendim ky i te ashtuquajturit “sekretariat etike”, krejtesisht pa etike e pergjegjeshmeri.

Sepse etika ne themel te saj ka respektin ndaj kolegeve, rregullave, procedurave.

Te gjitha u shkelen sot nga maxhoranca ne kete sekretariat:

1-Vendimi u muar ne kundershtim me rregulloren qe percakton:

Se mbledhja e ketij sekretariati duhet te organizohet brenda 48 oresh nga propozimi.

Propozimi ishte i dates 2 shkurt…sot jemi 8 shkurt!

2- Kerkesa per ate mase perjashtimi te 8 deputeteve per 10 dite, ishte bere nga 7 deputete te maxhorances, pa parqitur asnje prove individuale.

3- Per me keq asnje nga akuzuesit nuk ishte prezent sot ne ate mbledhje sekretariati, per te dhene shpjegime, pergjigjur pyetjeve, etj.

Ne fakt askush nuk paraqiti ndonje prove konkrete per deputetet.

Cdo gje ishte vecse nje farse denimi kolektiv e urdheruar, qe synonte te godiste opoziten, demtonte ate, t’i mbyllte gojen asaj.

E pa ndodhur kjo ne keto 30 vite demokraci e parlamentarizem.

Duke tentuar t’i ipet keshtu nje goditje tjeter parlamentarizmit e si pasoje demokracise.

Maxhoranca “enderon” vecse te kete nje Parlament pa opozite, nje ngjyresh.

Ose dhe me nje pseudo opozite te emeruar nga ajo vete.

Ne keto kushte kur parlamentarizmi “po vdes”, ka vetem nje rruge per te evituar me te keqen:

–Ajo eshte „Rruga“, mobilizimi i njerezve per kundervenie, nje levizje popullore!

Prandaj 11 Shkurti ka rendesi te vecante.

Arena e Lajmit

“Kuvendi i Ramës një karikaturë pa opozitën”, Tritan Shehu: 13 deputetë të përjashtuar për 2 javë! Parlamentarizmi po vdes!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook