Punëtori bie nga skela e një pallati në Shëngjin, humb jetën rrugës për spital

Ambulanca 600x338 1

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi ka rënë nga skela e një pallati në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes.

Mësohet se punëtori, shtetasi me inicialet A.L., 45 vjeç, ka humbur jetën rrugës për spital.

“Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e polcisë.
Arena e Lajmit

Punëtori bie nga skela e një pallati në Shëngjin, humb jetën rrugës për spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook