“Qeveria Rama funksionon me parimet e mafiozëve”, Berisha: Protesta, jetike për Shqipërinë!

Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në seli me degët 8 dhe 10 të PD në Tiranë. Berisha gjatë fjalës së tij, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbi të Europës.

“Si ka mundësi që një pjesë e shoqërisë persekutohet, një pjesë mezi siguron jetën dhe një pjesë që përpiqet të qëndrojë me ideale goditet me çdo kusht dhe mbrohet një qeveri gangsterësh. Si ka mundësi kjo? Këto nuk janë parime të vendeve të tjera. Këto janë parime të mafiozëve. Por këto në Shqipëri i ka paguar opozita. Është e paimagjinueshme të vërsulet ndaj popullit opozitar që në çdo vend është pushteti moral vendit. Ja përse kjo protestë është jetike për fatet e Shqipërisë”, tha Berisha.

Gjithashtu theksoi se vendi ndodhet në një moment të paprecedentë dhe se kjo është koha ku çdo demokrat të përmbushë misioni jetik për shpëtimin e Shqipërisë.

Ndër të tjera Berisha u ndal edhe debatet dhe përplasjet që kanë përfshirë së fundmi parlamentin gjatë seancave parlamentare.

Gjithashtu, kreu i PD theksoi se qëllimi i kryeministrit Rama është të largojë opozitën nga Kuvendi, por shtoi se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

“Rregullorja e Parlamentit është Kushtetutë, sot prodhon ligje. Ka vendos aty një njeri që me tenderin e parë që bëri, doli me vilë. Bëjnë gjithçka që ne të ikim nga parlamenti, por ne nuk ikim. Nuk jemi ne ata që ikim. Ka shndërruar parlamentin në një turp që nuk ka qenë kurrë që nga marsi i 1991. Ky njeri komando SKAP-in. E keni çdo tre ditë në lokale me prokurorë. Ju siguroj se parlamenti do të qëndrojë, por ka nevojë për praninë  e qytetarëve, do të funksionojë brenda dhe jashtë. Këta duan ta shuajnë, por është trashëgimi kombëtarë. Opozitë do të thotë sakrificë, mision do të thotë sakrificë dhe unë kam besim se i madh dhe i vogël do të ngrihemi dhe në një betejë që do të japë fitore të sigurt, do t’i kthejmë shqiptarëve mundësinë për të votuar të lirë. Aplikacioni i terrorizmit dixhital, është ‘Aktivisti’. I bëj thirrje Zuckenberg dhe Mask të bllokojë këtë aplikacion. Ai tregoi se çfarë ishte Vettingu, pra vetëm një seleksionim partiak.  Vettingu është një nga aktet më të mëdha korruptive. Këtë deklaratë e bëri edhe Basha, por për faqen e tij të zezë votoi zgjatjen e Vettingut. E ka shtyrë tri vite regjistrimin sepse e di se nga ky regjistri del një Shqipëri tjetër. Kërkon të ekzekutojë pluralizmin, por Edi Rama do të marrë atë që meriton. Ne duhet ta bëjmë atë një shqiptar të mallkuar për Shqipërinë. Këto dy ditë që kanë mbetur pavarësish nga kushtet klimaterike, rrethanat të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.  Këtë protestë presim miqtë e vërtetë të shqiptarëve kudo në botë, Europë dhe SHBA”, tha ndër të tjera Berisha.

Arena e Lajmit

“Qeveria Rama funksionon me parimet e mafiozëve”, Berisha: Protesta, jetike për Shqipërinë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook