Akuzoi Pogba se kishte punësuar shtrigan kundër Mbape, policia arreston vëllain e mesfushorit francez

Policia franceze ka konfirmuar se ka arrestuar 4 persona, si pjesë e një tentative të organizuar për shantazh dhe zhvatje. Një prej tyre është edhe Matias Pogba, vëllai i Pol Pogba, i cili pak kohë më parë lëshoi akuza të rënda kundër futbollistit, mes të cilave edhe se kishte punësuar një shtrigan për të mallkuar Kilian Mbape.

zzzzzzzz

Polica bëri të ditur se Matias Pogba ishte paraqitur vullnetarisht në komisariat pasi ishte thirrur për t’u marrë në pyetje dhe më pas bashkë me 3 persona të tjerë kishte kaluar nën urdhër-arresti nga policia e cila po heton ngjarjen.

Pas deklaratave të vëllait të tij, Pol Pogba doli me një komunikatë ku shpjegonte se akuzat e Matias ishin pjesë e një tentative shantazhi ndaj tij dhe shumë shpejt situata do të qartësohej. Arrestimi i Matias Pogba duket se vërteton pretendimet e futbollistit.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Akuzoi Pogba se kishte punësuar shtrigan kundër Mbape, policia arreston vëllain e mesfushorit francez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook