Debati mbi 11 shkurtin/ Analisti: Vetëm 40 mijë protestues keni pasur, anëtarët e PD. Boçi: Pse marsianë janë ata?!

Hila Boci

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me protestën e paralajmëruar nga opozita në fundjavë, teksa ka deklaruar se në protestë pritet të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve pasi janë të zemëruar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas tij skandali McGonigal-Rama ka shkaktuar këtë ndjesi te qytetarët, ndërsa shtoi se nuk është investim ndërkombëtar shkatërrimi i opozitës dhe eliminimi i institucioneve të pavarura.

Nga ana tjetër analisti Dritan Hila ka kundërshtuar duke thënë se nuk ka pasur ndonjëherë një pjesëmarrje me 100 mijë protestues ashtu si ka pretenduar nënkryetari i PD më herët, duke thënë se nuk ka pasur më shumë se 40 mijë protestues pasi aq është numri i anëtarëve të PD.

Boçi i është përgjigjur etiketimit të gjithë protestuesve si anëtarë dhe militantë të PD duke thënë se edhe ata janë qytetarë dhe jo “marsianë” të cilët janë të prekur nga zhvillimet në vend.

Boçi:
Unë vetë nuk jam tifoz i mbajtjes së ligjërimit për protestën sepse ato thelbin e kanë te mesazhet. Qëllimet janë të qarta, janë kauza politike dhe të shoqërisë shqiptare. Nuk ka vend për polemika sepse në protestat e fundit shifrat janë kapur. Bulevardi është aty, ka dronë e kamera për t’u vërtetuar numri i protestuesve. Pjesëmarrja do jetë masive.
Informacionet vijnë në shumë anë, ka një angazhim edhe qytetar duke ditur shkallën e zemërimit të qytetarëve. Ne pretendojmë në bazë të të dhënave që në këtë rast pjesëmarrja të jetë më masive se ato që kanë qenë. Ne jemi në emergjencë politike e sociale, njerëzit do dalin aty. Shifra është arrirë edhe te protestat e shkuara.

Kërkesa është e madhe është rritur zemërimi i qytetarëve. Do vijnë edhe militantët, pse marsianë janë ata? Përgjigja ime është se zemërimi është i madh, reagimi është i madh dhe pjesëmarrja do jetë e madhe. Është skandali Rama-McGonigal që e ka shkaktuar këtë ndjesi te qytetarët. Nuk është investim ndërkombëtar shkatërrimi i opozitës, janë eliminuar institucionet e pavarura. Unë po bëj argumentin e fakteve, kjo kërkesë për vrasjen e pluralizmit është e zgjatur ndër vite. Ne jemi në alarm të jashtë zakonshëm.

Hila:
30-40 mijë kanë qenë, aq anëtarë keni. Nuk kanë qenë më shumë. Nuk do vijnë 100 mijë vetë të shtunën. Pritshmërinë e ka krijuar Berisha. Nuk ju ka zhdukur Edi Rama nga parlamenti juve, duhet të merrni përgjegjësi. Ajo matet me metër katrorë, është e ekzagjeruar të thuash 100 mijë protestues.

Debati mbi 11 shkurtin/ Analisti: Vetëm 40 mijë protestues keni pasur, anëtarët e PD. Boçi: Pse marsianë janë ata?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook