Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço ka deklaruar se protesta kombëtare e 11 shkurtit është një betejë për ekzistencë, referuar përpjekjeve sipas tij të kryeministrit Edi Rama për të likuiduar PD dhe opozitën.
Ai e quajti 11 shkurtin si ditën e parë të revoltës për të larguar Ramën, madje shtoi se nëse ai nuk largohet, do të jenë demokratët ata që do ta largojnë.
“Protesta e 11 shkurtit është çelja e siparit të një përballje të opozitës me Ramën e regjimin e tij. Motoja është “Faktet dolën”.
Skandali Rama–McGonigal për të likujduar PD dhe opozitës e për të shkatërruar pluralizmin, është skandal që nuk mund ta gëlltisin opozita e shqiptarët.
Rama nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend për vetëm për të shkatërruar PD.
Rama sot është armiku, njeriu më i papranueshëm në atë karrige nga populli opozitar dhe shqiptarët e lirë.
Protesta, apel që i bëhet opinionit të brendshëm dhe aktorëve e faktorëve ndërkombëtar. Sepse Rama është kapur në flagrancë në përpjekje për të likuiduar PD, ky është armik i votës së lirë e demokracisë.
Dosja faktoi që ka patur përpjekje sistematike për të likuiduar PD dhe opozitën.
Të vjedhë logon e partisë që solli demokracinë… Rast unikal në Shqipëri që një gjykatë jep vendimin me urdhër të Ramës. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Atë që po mban ndezur e mban Rama. Ai dha urdhër të mos regjistrohet vendimi i gjykatës. Vendimi për vulën e stemën është por mbahet peng nga Rama. Afera McGonigal tregon se u kurdis gjithçka për të mbajtur peng Alibashën.
Ka sot shqiptarë që të pranojë që vendi të ecë me fake opozitë, që me vendim të Ramës të likuidohet PD që përmbysi regjimin?
Kjo është betejë për ekzistencë. Rama e ka tmerr dhe e urren demokracinë dhe PD, ndaj po bën çdo përpjekje për të instaluar monizmin në vend.
Afera e nxori zbuluar në sytë e botës këto përpjekje të Ramës.
Ne do të ngremë popullin në këmbë. Koha për tu larguar është sot. Nëse nuk largohet do ta largojmë”, tha ai.
Arena e Lajmit