Jeta e Kastro Zizos mori një kthesë të papritur pak kohë më parë, ku në jetë erdhi fëmija i tij i tretë. Kantautori, ashtu si vetë ka rrëfyer, ka hequr dorë nga veset e tij, për t’iu dedikuar familjes.
Dhe duket se kjo foto është përgjigja më e mirë për jetën e re të artistit. Paparaci unë ka mundur ta fotografojë artistin, teksa në një ditë me shi në Tiranës, merrte djalin e tij. E si çdo prind i përgjegjshëm, Kastro, e ka mbajtur në krah, duke u përpjekur ta mbronte nga shiu me çadrën e tij.
Një pamje kjo e re e Kastros, që duhet thënë vite më parë, daljet me fëmijët i ka pasur edhe më të rralla. Prej disa kohësh tashmë, ai ka deklaruar se i është dedikuar familjes, pasi largoi varësinë nga alkooli.
“Jam paragjykues ndaj të gjithë pijanecëve sepse e kam kaluar dhe njerëzit habiten që kam këtë qasje timen ndaj njerëzve që pinë alkool, sepse kam pirë vetë. Dhe në fakt habitem si më kanë duruar njerëzit kur unë kam qenë. Alkooli është ndër elementet më shkatërrues të njerëzimit. Vendosa të heq dorë kur pashë që marrëdhëniet e mia sociale me të dashurën me shokët me njerëzit që punoja, me fëmijët, ishin drejt një rrënimi pa futur fare që do të ishte ndoshta e para, rrënimi im psikologjik apo rrënimi im fizik.
Gjithë ai abuzim ka kosto në trupin tim, por ishte një natë që pata një luhatje tensioni të fortë. Realisht ishte një natë që pashë.. isha pranë vdekjes. Me një tension që vetëm po rritej… Ishte një vendim i asaj nate, isha me babain në urgjencë, d.m.th. ishin një sërë faktorësh që hoqa dorë. Për fëmijët e mi, sepse vij nga një ambient që rrethohem me dashuri”, tha Kastro Zizo.
Po ashtu, ai shtoi se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshortja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë.
“Pija alkool për t’i shpikur halle vetes. Doja të dhunoja veten, të tjerët, doja të dukesha keq tek të tjerë. Kalova disa muaj pendesë psikologjike, për të gjithët ata njerëz”, tha Kastro.
Kastro foli gjithashtu edhe për familjen e tij, të cilës i është përkushtuar plotësisht kohët e fundit. Ai është baba i tre fëmijëve, dy nga martesat e para, dhe një me partneren e tij aktuale Sarën. Kastro u tha se djali i tij i vogël, Dante, i ka ndryshuar jetën dhe të qenurit baba 36 vjeç e ka bërë të kuptojë më shumë gjëra, ndër to se dëshiron të bëjë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.
“Te çuni i dytë dhe fëmija i tretë, mosha pjekuria, kam përshtypjen kryesisht mosha është ajo që më ka ndryshuar. Kur jam bërë baba për herë të parë kam qenë 21 vjeç, tani e kam djalin 16 vjeç. Herën e dytë me vajzën kam qenë 28 vjeç. D.m.th. ki parasysh moshën, ki parasysh elementët alkoolikë, ki parasysh jetën që bëja, nuk kam qenë babai ideal. Por, nuk ka shumë baballarë idealë. Të bëhesh baba 36 vjeç qenka një gjë… i pa alkoolizuar, i pa droguar pa të gjithë këto veset e këqija u bëke baba i përkushtuar. Kam një dedikim të jashtëzakonshëm ndaj djalit. Të tre janë shumë të lezetshëm por ky i vogli… Nëse unë thotë që do e mbyllja me tre fëmijë, por pa katër nuk e mbyll”, rrëfeu artisti.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”