Me golin e shënuar mbrëmjen e sotme ndaj Makabi Haifa, ku skuadra e PSG-së triumfoi me rezultatin 1-3, Lionel Mesi, është bërë lojtari i parë në historinë e Champions-it, që ka gjetur rrugën e rrjetës kundër 39 skuadrave të ndryshme.
Ylli argjentinas i lë “targën” kështu Kristiano Ronaldos. Përpara sfidës, Mesi dhe CR7 ishin në kuotë të barabartë, teksa me golin e shënuar ndaj Makabit, “Pleshti” ka marrë fronin.
Vlen të theksohet fakti se Ronaldo këtë sezon do të mungojë në Champions, për shkak të mos kualifikimit të Mançester Junajtid.
Një tjetër fakt interesant interesant është se Lionel Mesi është bërë lojtari i parë në histori që shënon në 18 sezone të ndryshme të Champions League. Në vend të dytë është Benezema, që ka shënuar në 17 sezone.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”