Dje Partizani u përball me disa lajme të mira, pasi një pjesë e lojtarëve të dëmtuar janë kthyer në fushë dhe pritet të jenë gati me ekipin.
Matej Cvetanoski më në fund është kthyer me skuadrën. Ditën e djeshme ai është stërvitur normalisht dhe është gati për Kukësin.
Të njëjtën gjë e themi edhe për Matondon, i cili të martën u stërvit i veçuar, ndërsa dje është kthyer të trajnohet normalisht me pjesën tjetër të grupit.
Nga ana tjetër, Mensah vijon periudhën e riaftësimit, por më në fund ka dalë nga palestra. Ai dje është angazhuar me vrapim të lehtë rreth fushës. N
ga ana tjetër, Da Silva vijon të mos jetë në gjendjen optimale fizike dhe dje është stërvitur në palestër.
Edhe Skuka ka pasur probleme fizike, të cilat i ka shfaqur që para ndeshjes me Erzenin dhe vijon të stërvitet i veçuar.
Të dy pritet të jenë gati ndaj Kukësit. Engjëll Hoti nga ana tjetër vijon të punojë për t’u kthyer në fushë nga ajo goditje në kavilje.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”