“Lufta” për famë zhvendoset në “Instagram”/ Efi humb mbështetjen, triumfon Elvis Pupa! Si variojnë shifrat e ndjekësve të banorëve të BBV

Që prej nisjes së “Big Brother”, “lufta” për famë mes konkurrentëve zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Luhatjet në shifra vijnë pas dinamikave të ndryshme, që loja ruan për banorët e shtëpisë.

EFI ELVIS

E teksa i afrohemi fundit, edhe rrjetet sociale flasin për të preferuarin e tyre. “Top Albania Radio” bën çdo të premte një rezyme të shifrave në “Instagram”, duke na treguar se cili është fituesi i javës, të paktën në shifrat e rrjeteve sociale.

efi kira

Që pas zënkës me Kiarën brenda në shtëpi, Efi Dhedhes ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut, duke arritur të mbajë konstant numrin e ndjekësve të saj dhe kjo ka sjellë të mos grumbullojë asnjë këtë javë në platformën e saj personale.

qetsor ferunaj1

Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 400 ndjekës në platformën e tij të “Instagram”-it. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së 4 ish-banorëve. Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 34.8 mijë ka shkuar në 35.2 mijë ndjekës.

bledi mane

Kiara Tito këtë javë nga 646 mijë ai ka shkuar 647 mijë, duke fituar 1 mijë ndjekës, pas rënies së saj plot 30 mijë ndjekës javën e kaluar në “Instagram”.

kiara tito

Kjo ka ardhur për shkak të zënkave që ka krijuar me rifutjen e saj në shtëpi dhe publiku nuk e ka pritur fare mirë këtë ndryshim të moderatores.

keisi medini2

Këngëtarja Keisi Medini nga 303 mijë ka shkuar në 306 mijë ndjekës duke grumbulluar 3 mijë ndjekës të rinj. Pas dominimit të situatave ku ajo ka qenë pjesë, Nita Latifi ka fituar 3500 ndjekës në “Instagram” këtë javë.

krist aliaj

Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 4 mijë e 900 ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”. Modelja Jori Delli ka arritur të marrë zemrat e publikut me sjelljen e saj dhe situatat humoristike që krijon brenda në shtëpi. Ajo ka fituar 5 mijë ndjekës në platformën e saj personale.

jori delli1

Dea Mishel Hoxha njihet tashmë për aleancat dhe dinamikat që krijon në shtëpi. Banorja e futur që prej datës 24 dhjetor ka grumbulluar këtë javë plot 6 mijë ndjekës.

dea-mishel2-500x625

Vendin e parë këtë javë e mban aktori Elvis Pupa, i cili është një personazh mjaft i dashur për të gjithë shikuesit. Elvisi ka arritur të fitojë 9 mijë ndjekës në “Instagram”.

elvis pupa (1)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Lufta” për famë zhvendoset në “Instagram”/ Efi humb mbështetjen, triumfon Elvis Pupa! Si variojnë shifrat e ndjekësve të banorëve të BBV

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook