Kryetari i PD ka dhënë porositë e fundit në lidhje me protestën e 11 shkurtit.
Ai tha se orët në vijim janë vendimtare dhe se demokratët e Tiranës duhet të hapin dyert për ata që vijnë nga rrethet, në mënyrë që të zbarkojnë në kryeqytet që nga dita e nesërme.
“Këto orë që na kanë mbetur, duhet të trokasim në çdo derë, t’u japim fletëpalosje, t’u bëjmë ftesë, që të bashkohen në këtë revolucion.
Nuk ka demokraci pa pluralizëm, ka vetëm një Shqipëri që është drejt shpërbërjes e agonisë.
Në punën tuaj këto orë janë vendimtare për suksesin e protestës së 11 shkurtit.
Dua të hapim dyert për të njohurit e farefisin që duan të vijnë nga rrethet një ditë para.
Të shtunën Shqipëria vërshon e marshon drejt Tiranës. Tirana derdhet në rrugë”, tha Berisha.
Arena e Lajmit