Shehi kërkon vetëm tre pikët me Teutën, i kthehet roleve natyrale në formacion. Ja si ndryshon Tirana

Tirana ka mbyllur përgatitjet e se ancës së djeshme stërvitore, ku gjithçka ka vijuar normalisht në kompleksin “Skënder Halili”. Bardheblutë do të presin në Selman Stërmasi nesër skuadrën e Teutës.

XHIXHA KALLAKU BERISHA TIRANA

Në ekipin e Shehit flitet vetëm për tri pikë dhe një mbyllje pozitive, pasi do t’i lihet vendi ekipit kombëtar për t’u rikthyer në 1 tetor me derbin ndaj Partizanit. Tekniku Shehi në këtë ndeshje do të kthejë dy lojtarë në rolet e tyre natyrale, duke lënë pas eksperimentet me Hasanin dhe Ismajlgecin, që nuk është se funksionuan shumë në ndeshjet e fundit.

Stërvitja- Nën drejtimin e Orges Shehit lojtarët bardheblu zhvilluan një seancë të lehtë, ku u punua me shumë për pjesën taktike dhe disa plane për të arritur me një strategji të paparashikueshme te goli.

Trajneri provoi me formacionin që pritet të hidhet në fushë nesër, disa kombinime që kërkohen edhe të zbatohen kundër Teutës. Në fund, të gjithë e mbyllën seancën me goditje në portë.

Formacioni- Vjen ora e Patrikut. Orges Shehi duket se do t’i besojë brazilianit për ndeshjen ndaj Teutës.

Pas eksperimenteve të fundit me Hasanin në qendër dhe Ismajlgecin në krahun e djathtë, tashmë futbollistët do të kthehen në rolet e tyre natyrale, duke qenë se ato adaptime nuk është se funksionuan shumë.

Kështu, me Xhixhën dhe Hasanin në krahë, Shehi do t’i japë një shans Patrikut në sulm. Një tjetër lojtar i rëndësishëm që do të kthehet si titullar është Vesel Limaj.

Mesfushori organizator dhe truri i bardhebluve ka arritur në kondicionin e duhur fizik për ta nisur nga minuta e parë ditën e nesërme. Bashkë me Deliun dhe Kallakun, do të formojnë treshen e mesfushës.

Ndërsa në mbrojtje, i pandryshuar Toshekvsi nga e djathta, me Behiratçen në qendër dhe në vendin e Najdovskit të dëmtuar do të tërhiqet Albano Aleksi. Maqedonasi ka një kontraktim dhe stafi mjekësor nuk do që ta rrezikojë.

Në krahun e majtë kthehet Ismajlgeci, Përgjoni do ta nisë nga stoli, ndërkohë në portë si gjithmonë do të luajë Visar Bekaj.

Në stol gjithashtu të gatshëm pritet të jenë: Berisha, Gjumsi, Hila, Lulaj, me disa prej tyre që mund të aktivizohen në pjesën e dytë.

Sot Tirana do të zhvillojë edhe seancën e fundit përpara ndeshjes me Teutën.

tirana

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Shehi kërkon vetëm tre pikët me Teutën, i kthehet roleve natyrale në formacion. Ja si ndryshon Tirana

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook