“Shpirti im”/ Rita Petro lexon letrën e saj të dashurisë: Dua të rri krah teje me majmunin tonë, s’më shkonte mendja se ky…

Poetja e njohur Rita Petro ka lexuar një letër dashurie për përtnerin e saj, që e kishte shkruar në vitin 1999’.

Rita-Petro

Letrën ajo e ka lezuar teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar se bashkëshorti i saj në atë periudhë ishte larg.

Pjesë nga biseda në studio:

Rita Petro: 3, 4 fjali mund t’i lexoj.

Bujar Kapexhiu: Aty ku shpërthen! Aty ku nuk mbahesh më!

Rita Petro: Shpirt, shpirt, shpirti im! 3 herë fjala shpirt. Më vjen të qaj nga lumturia që të kam ty dhe të qaj prapë nga dhimbja që jemi kaq larg njëri-tjetrit. Dua të rri krah teje atje në makinën tënde, me majmunin tonë…se e kishim një kështu si lodër dhe muzikën tonë. Në lokalet tona, me gotat e uiskit përpara apo mes miqve tanë që tashmë janë mësuar të na shohin jo si dy veta, por si një. Po afron një shekull i ri, se ishte viti 2000.

Bujar Kapexhiu: Mu bë mishi kokrra…

Rita Petro vijon letrën: Po afron viti i ri, e di ç’do të thotë kjo? Kur isha e vogël me gishta numëroja se sa vjeç do të isha kur të vinte viti 2000, 38 vjeç! E thoja: Sa shumë! Po s’më shkonte mendja që ky shekull do të më gjente me ty.

-E bukur, e bukur…Jo dhe aq patetike. Reziston edhe sot, mban!

Rita Petro: Kur të vijë mijëvjeçari i tretë, sigurisht si shpirtra në botën ku lulëzon virtyti dhe parajsa ndaj le të jemi të detyruar të mbijetojmë në ferrin e sotëm. I dashuri im, shpirti im.

-Mirë, këtu do e nxjerrë pak shkrimtarja dellin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Shpirti im”/ Rita Petro lexon letrën e saj të dashurisë: Dua të rri krah teje me majmunin tonë, s’më shkonte mendja se ky…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook