Tërmeti tragjik në Turqi, ministrja Xhaçka nënshkruan librin e ngushëllimeve: Zemrat dhe mendjet tona janë me popullin turk

9ca057e8 98e2 47c6 Aa18 104bd76f95af

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë në ambasadën turke në Shqipëri, ku ka nënshkruar librin e ngushëllimeve për tragjedinë e ndodhur në Turqi.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria ka ofruar asistencën e saj që në momentet e para dhe do të vazhdojë ndihmën e saj ndaj Turqisë edhe në të ardhmen.

“Ne e kemi ende të freskët në kujtimet tona tërmetin që goditi Shqipërinë dy vjet më parë dhe kujtojmë gjithashtu me mirënjohjen më të thellë ndihmën e ofruar nga populli dhe qeveria e Turqisë. Zemrat dhe mendjet tona janë me popullin dhe qeverinë e Turqisë”, u shpreh ajo.

Mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 7.8 ballëve që preku Turqinë para pak ditëve.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen viktima me nënshtetësi shqiptare. Ambasada dhe Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Turqi janë në kontakt të vijueshëm me autoritetet turke ndërkohë që janë ndihmuar familjet për t’u lidhur me të afërmit e tyre në Shqipëri e Turqi, si dhe për lehtësimin e transportit të tyre nga zonat e tragjedisë.

Prej 3 ditësh një skuadër prej 80 efektivë të FA, mjekë dhe ekspertë të kërkim – shpëtimit kanë mbërritur në Turqi ku janë angazhuar në operacionin humanitar krah autoriteteve turke.

Tërmeti tragjik në Turqi, ministrja Xhaçka nënshkruan librin e ngushëllimeve: Zemrat dhe mendjet tona janë me popullin turk

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook