Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është përfshirë në një debat me tone të ashpra me analistin Ervis Iljazaj në lidhje me protestën e lajmëruar nga opozita ditën e shtunë, në 11 shkurt.
Debati ka filluar për shkak se Iljazaj e cilësoi protestën e opozitës pa kuptim duke qenë kaq pranë zgjedhjeve lokale, gjë që Boçi e ka kundërshtuar menjëherë duke thënë se jemi 3 muaj para zgjedhjeve vendore.
Përplasja ka vijuar me tone të ashpra ku analisti pasi ka thënë se nuk mund të korrigjohet nga Boçi, ky i fundit i është kthyer duke i thënë se këtu ndryshon një politikan me një analist pasi ai nuk mund ta heqë protestën nga axhenda e tij për shkak se ajo është një mënyrë komunikimi për opozitën.
Sakaq, debati ka vijuar më tej me përplasje mbi opinionet politike dhe qëndrimet dhe verpimet e opozitës, ku asnjë prej tyre nuk ka ndryshuar mendim.
Pjesë nga debati:
Boçi:Po na e thuaj ti meqë e di, mos thuaj nuk është ky qëllimi.
Iljazaj: Ja ta them unë. Unë e konsideroj pa kuptim të organizosh protestë 1 muaj e gjysmë afër zgjedhjeve.
Boçi: Jemi 3 muaj para zgjedhjeve, mos thuaj 1 muaj e gjysmë.
Iljazaj:Nëse aty ka 100 mijë veta do të thotë se kjo lëvizje ka mbështetje të madhe popullore. Po më lër ta mbaroj.
Boçi:Ne protestat i kemi arritur në këtë numër, ai duhet të kishte ikur. Ai do japë dorëheqjen, do e detyrojmë.
Iljazaj: Ju organizoni një protestë dhe pretendoni se do ketë shumë njerëz. Po zgjedhjet janë pas 3 muajsh. Nëse ju keni këtë mbështetje pranë zgjedhjeve e fitoni. Nuk me korrigjon dot mua
Boçi: Të korrigjoj unë. Pse kur bëj unë gabim nuk e pranoj korrigjimin? Nuk po e fyej. Këtu është diferenca mes një analisti dhe një politikani. Unë nuk e heq dot protestën nga axhenda ime, është mënyra e komunikimit në opozitë.
Iljazaj:Unë paguhem për të mësuar të tjerët jo që të më mësojnë. Nëse opozita mbledh 100 mijë veta në gjykimin tim gëzon mbështetje të madhe dhe zgjedhjet i ka të fituara.
Boçi: Po i vjedh ai. Edhe me kërcënimet, edhe me policinë.
Iljazaj: Pse hyni nëse ai i vjedh?
Boçi: Mos përdor këtë logjikë. Ne do i fitojmë zgjedhjet me këto mekanizma të demokracisë.
Iljazaj: Unë prisja të diskutoja për bashkinë e Elbasanit me ju. Kjo është qesharake dhe absurde. Është kontradiktë. Ju duhet të flisni për bashkinë jo për gjyqin e FBI-së.
Boçi: Do flas për bashkinë kur të vij si kandidat, sot kam ardhur si nënkryetar i PD-së. Mua nuk më ke ftuar ti sot.
Iljazaj: Opozita duhet të merret me axhendën që është më imediate, me kandidatët me fushatën, etj. Jo të merret me çështje të tjera. Opozita
Boçi: Njerëzit kanë mendimet e tyre, nuk më pëlqen përçmimi yt. Korrigjoje se të vjen keq për korrigjimin. Po të dëgjon publiku.
Iljazaj: Opozita e Berishës dhe Metës janë lule në krahasim me Kryemadhin dhe Bashën.
Boçi:Na e thuaj ti radikale apo me lule, si duhet? Pse gjyqi i FBI-së nuk është i rëndësishëm?
Iljazaj:Pse je kështu sot?
Boçi: Më thuaj kë preferon nga këto:
Iljazaj: Preferoj të dytën.
Boçi: Të qenurit kandidat për Elbasanin është privilegj politik, kjo më jep akses politik të flas për çështje politike. Ai po eliminon opozitën, unë nuk i bëj llogaritë me mendimin të vij këtu të jap ca mendime elitare. I bëj për popullin
Iljazaj: Unë dua të flas vetëm për opozitën, po jap disa mendime modeste. Lëvizja e Berishës është reaksionare, jo revolucionare
Boçi: Ky termi na ktheu shumë vite mbrapa. Kush janë reaksionarët.