Turpërimi i Juventusit, kapiteni Bonuçi: I meritojmë vërshëllima dhe sharjet, ju tregoj problemin madhor që më shqetëson

Juventusi po kalon një moment të vështirë, teksa regjistroi humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve të Champions-it. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, që bardhezinjtë t’i humbisnin dy ndeshjet e para të grupeve në turneun më të rëndësishëm të klubeve në Europë.

bonuci juve

Pas disfatës ndaj Benfikës në shtëpi, lojtarët dhe stafi u vërshëllyen dhe u ofenduan nga tifozët, të cilët mbetën të zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës. Pas ndeshjes një analizë të shkurtër të këtij momenti e bëri dhe kapiteni Bonuçi, që ndër të tjera u shpreh:

“Vërshëllimat janë të drejta. Ka pak për të thënë. Ne kemi humbur një ndeshje që absolutisht nuk duhet ta humbnim. Është e drejtë që te shahemi! Jam unë kapiteni që e kam vënë fytyrën përpara. Po kalojmë një moment ku e kemi të vështirë të bëjmë gjithçka.

Jam i shqetësuar, nuk ka asgjë për të fshehur. Fatkeqësisht, ne e lëmë lojën shumë shpesh. Nuk e di pse dhe kjo është gjëja që më shqetëson më shumë. Ne luftojmë për t’i mbajtur ndeshjet konstante. Tani ka pak për të thënë, thjesht duhet të mbyllim gojën, të punojmë dhe të shohim përpara.

Unë mendoj se është një situatë që duhet ndryshuar, sigurisht. Kemi shumë lojtarë jashtë, kur gjithmonë luajnë të njëjtët ndjehet lodhja. Është faji i të gjithëve”, u shpreh Bonuçi.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Turpërimi i Juventusit, kapiteni Bonuçi: I meritojmë vërshëllima dhe sharjet, ju tregoj problemin madhor që më shqetëson

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook