Çelsi nuk ka bërë më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të Graham Poter si trajneri i skuadrës londineze.
Blutë kanë dominuar sfidën ndaj Salcburg në Ligën e Kampioneve, por pavarësisht këtij dominimi, nuk ia kanë dalë të konkretizojnë shumë raste sidomos në pjesën e parë. Sterling i dha avantazhin në fillimin e fraksionit të dytë të lojës, por Okafor barazoi shifrat në mënyrë të papritur.
Në fushë që nga minuta e 66 ishte edhe Broja, i cili krijoi një mundësi të artë shënimi për Zijek dhe më pas shpërdoroi vetë në minutën e 91-të një mundësi që do ta bënte hero për skuadrën e tij. Por topi nuk përfundoi në rrjetë e kështu, Çelsi u desh të kënaqej me vetëm një pikë në debutimin e Poter.
ÇELSI-SALCBURG 1-1
48′ Sterling / 75′ Okafor
Rasti i Brojës
Aksioni i Brojës
FORMACIONET ZYRTARE
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”