Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka treguar detaje nga organizimi i protestës së sotme të opozitës, që pritet të nisë në orën 12:00.
Ai tha se bulevardi do të mbushet plot nga protestuesit.
“Është një interes i madh për të gjithë shqiptarët. Sot qytetaret e Tiranës dhe jo vetëm do marshojnë drejt bulevardit. Sot ka shumë arsyes se pse qytetarët duhet të protestojnë. PPP-të çështja McGonigal i ka vënë vulën këtij korrupsioni. Sot kam bindjen që qytetarët do vërshojnë në Bulevard. Një bulevard i tejmbushur dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme s’do jetë thjesht organizim i strukturave të partisë, por përgjigje e qytetarëve kundër një kryeministri që ka shkatërruar jetën sociale dhe ka shpopulluar vendin. Sot fitorja e opozitës, e qytetarëve mbi një kryeministër që ka marrë peng ekonominë e vendit, do tregohet me mbështetje të qytetarëve dhe prani të tyre në shesh.”, tha ai.
Arena e Lajmit