“Ekipi është cilësor”, Maldini komenton situatën te Milani: Më shqetësojnë…

“Nuk jemi gati për finalen e këtij sezoni, por ëndrrat janë falas. Edhe të mëdhave të Europës nuk u pëlqen të na përballin. Sigurisht që jemi disi prapa krahasuar me disa klube, por rritja jonë po rezulton e shpejtë. Duhet të flasim me fakte e nëse na vjen ndonjë shans duhet të jemi të zotë për ta rrokur. Jemi një vit më të pjekur dhe në këto nivele ka shumë rëndësi përvoja”.

maldini

MERKATO

“Jam i kënaqur me punën e kryer. Objektivat mund edhe të ndryshojnë, por skuadra aktuale është më e mirë se e vitit të kaluar. Fundja, puna ime është që të punoj për klubin dhe ndeshjet po i vuaj më shumë. Edhe Masara është emocional. Ka raste që e pyes e nuk më dëgjon”. RINOVIMET – “Kemi nisur bisedimet me Leaon, Benaserin dhe Kalulunë. Nuk di të them se cili është më i vështiri, por vullneti i klubit nuk mungon. Ja që nevojitet edhe ai i lojtarëve”.

PRONARI I RI

“Do të kemi më shumë të ardhura dhe ekipin do ta përmirësojmë. Champions-i kërkon investime dhe sa më shumë të fitojmë aq më shumë do të investojmë. E dimë që sivjet duhet të përmirësohemi. Sidomos në Champions, ku e kemi nisur si kokë grupi dhe kemi më tepër shanse për kualifikim. Kemi edhe Kupën e Italisë, pa harruar finalen e Superkupës së Italisë”.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Ekipi është cilësor”, Maldini komenton situatën te Milani: Më shqetësojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook