Forca në fokus te Partizani, Korali shtrydh ekipin

Duke qenë se kanë mbetur edhe disa ditë nga ndeshja me Kukësin, trajneri Kolela nuk është përqendruar tërësisht te taktika në stërvitjen e djeshme, por i ka dhënë mundësinë përgatitësit atletik, Marko Korali, të zhvillojë një seancë intensive force të pjesës më të madhe të lojtarëve.

Partizani

Për më shumë se 30 minuta nuk munguan as peshat dhe ushtrime të tjera, që ndihmojnë në rritjen e forcës fizike. Më pas Kolela ka marrë në urdhra skuadrën, të cilën më së shumti e angazhoi me lojëra, duke lënë pas për momentin taktikën.

Gjithsesi, nga dita e sotme pritet të nisë tërësisht misioni për transfertën e Kukësit, ku kërkohet rikthimi te fitorja, pas asaj humbjeje të befasishme ndaj Erzenit.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Forca në fokus te Partizani, Korali shtrydh ekipin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook