“Hidhet një tezë e re hetimi”/ Artikulli i “BILD”, Salianji: E njëjta media publikoi përgjimet e Ramës, qeveria në një gropë septike

Salianji Me Kuvend

Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se argumentet e gazetës gjermane BILD që akuzon Edi Ramën se përmes McGonigal goditi Sali Berishën, janë të besueshme. Në Çim Peka Live, Salianji tha se BILD publikoi 4 vite më parë përgjimet e Edi Ramës në dosjen 184, në Dibër, ku jepte urdhra për grabitjen e zgjedhjeve.

“Ka tre elementë të rëndësishëm të BILD. Non grata e Berishës mund të jetë ndikuar nga McGonigal. Hidhet një tezë e re se hetimi do të nxjerrë elementë të tjerë të përfshirjes së Edi Ramës apo personave rreth tij në këtë aferë. Ishte po kjo gazetë që me përgjimet e Dibrës, ku Rama fliste me një me mbiemër Keshi, ku i bënte premtime për t’i dhënë drejtim zgjedhjeve, tregoi se ishin të vërteta.

Edi Rama dhe qeveria bashkë me të është në një gropë septike. Rama është i zhytur nga koka deri te këmbët. Kur ai nuk pranon të dorëhiqet dhe të përballet me opozitën në Parlament, protestat dhe reagimi i qytetarëve janë e vetmja rrugë. Nga ku dalin paratë që Neza, Duccka korruptojnë në nivele të larta aq sa mund të kenë influencë edhe për të hequr shkrime?

Vijnë nga qytetarët shqiptarë. Në Shqipëri sot pasurohesh apo varfërohesh sipas qejfit të Edi Ramës. 15 veta kontrollojnë burimet ekonomike, natyrore, çdo gjë që del nga buxheti i shtetit.

Qytetarët që duhet të dalin në protestë nesër, kanë një lidhje të drejtpërdrejtë, nuk u rriten rrogat se i vjedh Edi Rama, nuk ka shërebim në spitale se paratë që duhet të investoheshin shkojnë për McGonigal me shokë, nuk ka shërbim cilësor në arsim sepse paratë e tyre shkojnë te këta persona”, tha Salianji.

“Hidhet një tezë e re hetimi”/ Artikulli i “BILD”, Salianji: E njëjta media publikoi përgjimet e Ramës, qeveria në një gropë septike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook