Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës paraeliminatore të Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjet e para të edicionit të 71-të të këtij trofeu kanë triumfuar Veleçiku i cili ka mposhtur Murlanin me rezultatin 4-0 si dhe skuadra e Devollit që ka mposhtur Sopotin me shifrat 5-1, me dy ekipet që kanë siguruar kualifikimin për në turin tjetër.
Fituesit e këtyre takimeve do të përballen më pas në turin e parë me Tiranën dhe Laçin. Vllaznia, e cila është fituese në fuqi e Kupës së Shqipërisë, në turin e parë, që nis më 28 shtator, do të luajë me sistemin vajtje-ardhje ndaj Flamurtarit.
Nga ana tjetër, Partizani përballet me Orikun, ndërsa Kukësi kundër Labërisë. Nuk përjashtohet mundësia që në turin çerekfinal të kemi edhe një derbi mes Tiranës dhe Dinamos, edhe pse kjo mbetet për t’u parë. FSHF-ja ka parashikuar që finalja e këtij edicioni të zhvillohet më 28 maj 2023.
Rezultatet finale:
Veleçiku-Murlani 3-0
Marku 8′, Banushaj 16′, Dibra 70′
Devolli-Sopoti 5-1
Mucollari 10′, Teixeira 23′ Kame 64′,Romero 69’Ivani 78’/ Rreshka 19′
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”