Prej 11 ditësh të zhdukur, ende asnjë shenjë për dy 46-vjeçarët në Sarandë, çfarë thotë policia

Sarande

Prej 11 ditësh rezultojnë të zhdukur 46-vjeçarët Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi. (Në foto Leonard Thodhori)

Policia e Sarandës vazhdon ende këqyrjen e kamerave filmike në mjedise të ndryshme të qytetit dhe po mbledh çdo informacion të mundshëm në rrugë operative por dhe nga marrja në pyetje e familjarëve dhe rrethit shoqëror të të zhdukurve.

Mësohet se ditët e fundit kanë ardhur në Sarandë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për të asistuar në hetimet që po kryhen, por ende nuk dihet, të paktën publikisht, asnjë rezultat konkret.

Familjarë të dy të zhdukurve janë mbledhur në Sarandë, madje duke ardhur edhe nga Greqia. Ata mësohet se po zhvillojnë kërkime edhe privatisht për gjetjen e të zhdukurve madje duke menduar edhe më të keqen.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se është i pamundur gjurmimi i telefonave të Thodhorit dhe Sulovarit pasi janë të fikur.

Prej 11 ditësh të zhdukur, ende asnjë shenjë për dy 46-vjeçarët në Sarandë, çfarë thotë policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook